Ja si u infektuan 26 qytetarë të Pejës me Covid-19
23 prill 2020
| 22:13
Pas testeve të publikuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, është raportuar se 39 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, derisa 26 prej tyre janë nga komuna e Pejës.
Sipas këtij njoftimi, infektimi i qytetarëve të Pejës erdhi si pasojë e mosrespektimit të masave të marra nga institucionet përgjegjëse dhe pjesëmarrja në një ceremonial mortor.
“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, thuhet në njoftimin IKSHPK-së.
/Epoka e re/