Ja si u prit Veseli në “Adem Jashari” (Foto)

11 dhjetor 2019 | 13:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është kthyer sot nga Haga, pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Për ta mirëpritur Veselin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kishin dalë qytetarë të shumtë.

Dhjetëra të rinj kishin veshur edhe fanella të bardha ku mbishkrim “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.

“Faleminderit të gjithëve për pritjen. Gjithmonë krenar me Kosovën dhe lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishin vetëm katër sfidat në mbrëmjen e NBA, por emocionet…