![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/640-0-62d15c37c5d63.jpeg)
Ja si u vra djali i ish-presidentit dhe 3 shokët e tij | Video
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hondurasin në orën e para të së enjtes, ku djali i ish-presidentit të vendit Porfirio Lobo dhe tre të rinj të tjerë janë ekzekutuar në një atentat.
Të paktën pesë persona të armatosur rëndë bllokuan daljen e parkimit të një diskoteke, dhe tërhoqën aty Said Lobo Bonillën dhe tre shokët e tij, duke i vendosur me shpatulla pas murit dhe duke i ekzekutuar. dhe tre të tjerë, duke përfshirë një nipin e ish-kreut të shefave të përbashkët ushtarakë të Hondurasit, nga dy automjete, sipas videos së sigurisë të incidentit të shpërndarë gjerësisht nga mediat lokale të lajmeve.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, teksa sulmuesit e veshur me uniforma largohen ata marrin dhe një shokun e tyre i cili dyshohet se është plagosur në ngjarje.
Porfirio Lobo sundoi Hondurasin nga 2010 deri në 2014, dhe është baba edhe i një djali tjetër, i cili po vuan një dënim me burg në SHBA për trafik droge. Gruaja e ish-presidentit, Rosa Bonilla, është gjithashtu në burg në Tegucigalpa pasi u dënua për një çështje korrupsioni që u zbulua ndërsa ajo ishte ende zonja e parë.