Ja si ua kishte uruar Vitin e Ri 1997 Luan Haradinaj dajëve të tij
06 maj 2018
| 09:27
Gazmend Syla, ish-luftëtari i UÇK-së, njëherit shefi i Zyrës për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përmes rrjetit social “Facebook” kujton vitin e ri 1997, kur Luan Haradinaj përmes një kartoline drejtuar Ramush Haradinajt, ia uron vitin e ri dajës së vet Gani Sylës (babait të Gazmend Sylës).
Ai në kartolinë shkruan: “ Tungjatjeta dajë, ja unë Luani me këtë pamje nga Kruja, ju uroj vitin e ri 1997”.
Ja postimi i Gazmend Sylës:
Letra e fundit e Luanit dërguar (babës tim) Gani Syla siq e citon ai “Gani Bogdani”
Si fëmijë mësova shumë nga ti Luan, Ti e Lahiu për herë të parë më mësuat si ta përdor armën, vitet ikin por ti do kujtohesh brez pas brezi. Lavdi!