
Ja skuadrat që nuk duan që kampionati të rinisë Premier Liga
02 maj 2020
| 14:12
Premier Liga po mendon rikthimin në fushë pas pezullimit, për shkak të koronavisurit, por jo të gjitha klubet janë të bindura për të rifilluar kampionatin.
Në Angli diskutimet për rinisjen e kampionatit vazhdojnë dhe ditën e sotme “Daily Mail” ka publikuar një pjesë nga bisedimet mes klubeve dhe federatës.
Klubet e mëdha dhe me financa të mira dëshirojnë të rifillojë kampionati, por pjesa tjetër që nuk kanë të njëjtën fuqi kërkojnë që të pezullohet përfundimisht sezoni aktual.Argumenti që kërkohet pezullimi i sezonit është fakti se ndeshjet në fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura do të dëmtonin konkurrencën mes ekipeve.