Ja trajneri, gjyqtari dhe golashënuesi më i mirë për vitin 2017
12 janar 2018
| 18:26
Ish-trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani është shpallur si trajneri i vitit 2017 në futbollin e Kosovës.
Nga Trepça ’89 ka ardhur edhe golashënuesi më i mirë, Otto John, i cili llogaritet si ndër më meritorët për suksesin historik të skuadrës nga Mitrovica në kampionatin e kaluar. Ashtu siç pritej gjyqtari më i mirë është shpallur Genc Nuza, i cili në vitin që e lamë pas bëri debutimin në arenën ndërkombëtare.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)