
Ja transferet më të shtrenjta në Premier Ligë
05 korrik 2019
| 18:33
Manchester City ka paguar klauzolën prej 62.8 milionë funtesh Atletico Madridit, për mesfushorin Rodri.
23-vjeçari te kampionët e Premier Ligës ka kaluar nga Atletico Madrid. Me 62.8 milionë funte të shpenzuara për të, Rodri bëhet lojtari i pestë më i shtrenjtë në histori të Premier Ligës.
Sigurisht që kësaj liste i prinë Paul Pogba, i ndjekur nga Romelu Lukaku, Virgil van Dijk.