![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/fc-drita-2.jpg)
Ja tre emrat për postin e trajnerit te Drita
17 prill 2023
| 15:46
Drita sot ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi.
Ai u largua nga bankina pas 11 ndeshjeve të drejtuara dhe kjo erdhi për shkak të rezultateve të dobëta.
Drita menjëherë ka nisur punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij. Demokracia.com mëson se Bekim Isufi, Alban Dragusha dhe Mirel Josa janë emrat që mund ta drejton skuadrën gjilanase.
Gjithçka mbetet të zbardhet brenda pak ditëve.