BE-ja: “Twitter”-i dhe “Facebook”-u s’po i përmbushin standardet profesionale
15 shkurt 2018
| 15:43
Sipas raportit të Komisionit Evropian mediet sociale “Twitter” dhe “Facebook”, nuk po i respektojnë në plotësi të drejtat e përdoruesve në Bashkimin Evropian.
Në nëntor 2016, komisioni u bëri thirrje medieve sociale si “Facebook”, “Twitter” dhe “Google Plus”, për t’u ofruar përdoruesve standardet e tyre të mbrojtjes në përputhje me rregullat e BE-së. Ndërkohë që, sipas Komisionit Evropian, “Google Plus”, ka arritur të bëjë ndryshimet e kërkuara.