Ja Vdekje, ja Dashuri!

08 maj 2022 | 09:19

Nga: Zija Çela

Askënd më shumë nuk kam dashur.
Dhe më shumë askënd nuk dua.
Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur,
sa dhembja jote për mua.

Çfarë kisha të shpirtit t’i dhashë,
çfarë kishe m’i fale edhe ti.
Kujtoj si u bëmë dy bashke,
harroj si ikëm një nga një.

Harroj se nuk dua ta vuaj
këtë peng që po më shkallon:
Fluturojnë në vjeshtë dy zogj bashkë
dhe tek ti më vjen të rend.

Stuhi, stuhi…
Ja Vdekje, ja Dashuri!
Shkrepëtin, shkrepëtin.

E sheh si dridhet drita?
Është shpirti që i thërret shpirtit.
Zogjtë që bashkë fluturojnë në vjeshtë,
shkojnë drejt rrufesë së dimrit…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga Skenderaj është gjetur i vdekur në shtëpinë…