Ja vendimi i fundit nga Bundesliga

16 mars 2020 | 17:06

Situata për shkak të Coronavirusit është kthyer në alarmante në shumë vende të botës dhe futbolli ka kaluar krejtësisht në plan të dytë.

Bundesliga, ashtu si shumë kampionate të tjera është pezulluar dhe ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi më i fundit.

Futboll nuk do të ketë të paktën deri në 2 prill, ndërsa është caktuar edhe një takim në fund të muajit mars. “Shëndeti i të gjithëve është prioriteti ynë kryesor, por duhet të kuptojmë që nëse nuk kemi përfitime nga sponsorët apo e drejta televizive financat do të bien ndjeshëm. Duhet të mendojmë edhe për ekonominë e punëtorëve. Një vendim duhet të merret patjetër mbi këtë situatë”, shprehet Seifert, presidenti i ligës gjermane të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me…