Ja vendimi i Komisionit të Garave për ndeshjen Dukagjini – Vushtrria
13 maj 2019
| 17:16
Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll mori vendim për regjistrimin e ndeshjes Dukagjinit dhe Vushtrrisë të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0, në të mirë të skuadrës nga Vushtrria.
Ky dënim për skuadrën nga Klina erdhi, pasi skuadra e Vëllaznimit është ankuar se futbollisti Granit Elezaj është aktivizuar në lojë pas 4 kartonëve të verdhë.
“I njëjti është aktivizuar në lojë, andaj kemi shkelje të Propozicioneve, pikërisht të nenit 53, paragrafi 1, prandaj ankesa e KF Vëllaznimi miratohet si e bazuar dhe ndeshja KF Dukagjini – KF Vushtrria, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për KF Vushtrria”, thuhet në njoftim të Komisionit të Garave.
/Epoka e re/