Jabllanoviç thotë po përcillet nga një grupi i organizuar, publikon fotografitë e tij
26 shtator 2024
| 08:26
Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, ka thënë se është në shënjetës të një grupi të organizuar që po e përcjellin.
Jabllanoviç ka thënë se ndihet i rrezikuar për jetën e tij.
“Unë si serb, si ish anëtar i Qeverisë së Kosovës si kryetar i një partie politike, jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë dhe unë si njëri frikësohem që kjo përcjellje nuk ka për qëllim eliminimin tim sepse ndoshta i pengojë dikujt”, ka thënë Jabllanoviç.
Ai madje ka publikuar edhe disa fotografi të personave të cilës sipas tij, po e ndjekin atë që një kohë. /Gazeta10