Jabllanoviqi paralajmëron krizë të radhës në veri

09 gusht 2023 | 13:20

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, ka thënë se peticioni nuk është mënyra e duhur për të zëvendësuar kryetarët e rinj në veri të Kosovës.

Jabllanoviqi ka thënë se vendimi i fundit i qeverisë për një udhëzim administrativ rreth zgjedhjeve në veri, sipas tij, është lëvizje konstruktive ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij kjo lëvizje mund të ketë ndikojë në një krizë të radhës në veri.

“Jam i sigurt se peticioni nuk është mënyra e duhur për të zëvendësuar kryetarin në veri të Kosovës. Për mendimin tim, kjo është një lëvizje e Qeverisës së Kosovës që dëshiron të prezantohet si palë konstruktive ndaj BE-së dhe ShBA-së dhe në thelb ajo lëvizje është vetëm duke blerë kohë dhe do të çojë në vazhdimin e krizës në muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.

Jabllanoviqi ka thënë se janë dy mënyra se si të hapën rrugët për zgjedhjet e reja dhe deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, këtu përfshin heqjen e plotë të Njësive Speciale.

“Kryetarët e komunave në veri nuk kanë legjitimitet dhe duhet të japin dorëheqje dhe kështu t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja. Pjesa e dytë e rrugës duhet të hapet nga Qeveria e Kosovës, me tërheqjen e plotë të njësive speciale policore dhe heqjen e pikës së kontrollit në urën e Bistricës që pengon lëvizjen normale të qytetarëve”, ka thënë ai për “Blic”.

Më tutje, ai ka thënë se nëse nuk ka bashkëbisedim në mes të partive politike në veri dhe kryeministrit e presidentes, përsëri nuk do të ketë pjesëmarrës të serbëve në këto zgjedhje.

I pyetur se do të marrë apo jo partia e tij pjesë në zgjedhje, ai shton se nuk do të marrin qëndrim deri më 1 shtator.

“Pas këtyre dy lëvizjeve, partitë politike nga veriu duhet të ftohen për të biseduar me kryeministrin dhe presidentin për datën dhe gjithçka të rëndësishme për zgjedhjet e reja. Pa veprime të tilla konkrete në terren, nuk do të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme të serbëve në asnjë zgjedhje. Ne si parti ende nuk e kemi diskutuar këtë temë, por sigurisht që do të mbajmë qëndrimin tonë para 1 shtatorit dhe do të sillemi ashtu, qofshin apo jo zgjedhje”, ka thënë Jabllanoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yann Sommer u transferua në Inter, kurse Bayern Munchen është…