Jack Daniel’s Apple, risia e radhës nga Kos-Trade, kompania lider në distribuimin e pijeve alkoolike në Kosovë

18 dhjetor 2024 | 15:43

Kos-Trade, kompania lider në tregun e Kosovës për distribuimin e pijeve alkoolike, ka lansuar produktin më të ri në tregun tonë nga familja e famshme e Jack Daniel’s – Jack Daniel’s Apple. Ky produkt unik kombinon butësinë dhe shijen tradicionale të Jack Daniel’s Tennessee Whiskey me aromën freskuese të mollës, duke ofruar një përvojë të re dhe të pazëvendësueshme për adhuruesit e pijeve cilësore.
Pronari i Kos-Trade, Blerim Sabedinaj ka bërë të ditur se lansimi i produktit më të ri në tregun e Kosovës dhe në mbarë tregun evropian e më gjërë, Jack Daniel’s Apple vjen si një zgjidhje perfekte për ata që kërkojnë një pije të balancuar, ideale për konsum të pastër, me akull, apo si pjesë e koktejeve e cila mund të konsumohet në mënyrë të përsosur i ftohtë akull, në shtëpi, duke e kombinuar me tonic për një shije freskuese, fantastike dhe shumë të lehtë për t’u provuar. Kjo pije është ideale si për mbrëmjet me miqtë, ashtu edhe për ngjarje të veçanta.
Kos-Trade, e njohur për partneritetet e saj me brendet më prestigjioze ndërkombëtare, sjell gjithashtu në treg brende të tjera të njohura si Jack Daniel’s Tennessee Whiskey, Frank Sinatra, Gentleman Jack, Single Barrel, Jack Honey, Diplomatico Rum, Gin Mare, Woodford Reserve, dhe shumë të tjera.
Me një përvojë të gjatë dhe një rrjet të fuqishëm shpërndarjeje, Kos-Trade mbetet sinonim i cilësisë dhe besueshmërisë në sektorin e pijeve në Kosovë.
Për më shumë informacione mbi Jack Daniel’s Apple dhe gamën e plotë të produkteve të Kos-Trade, vizitoni faqen tonë në internet ose kontaktoni distributorët tanë të autorizuar. Sigurohuni ta provoni këtë risi të jashtëzakonshme që po pushton tregjet anembanë botës!

https://www.facebook.com/kostrade 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgata e…