Jack Smith jep dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale
18 nëntor 2022
| 21:21
Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale.
Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.
Njoftimi për largimin e tij nga Haga, e ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.