Jackie Chan flet për shëndetin pas shqetësimeve se nuk është mirë
09 prill 2024
| 11:26
Jackie Chan ka folur për shëndetin e tij.
Aktori mbushi 70 vjet të hënën, mirëpo fansat së fundmi kanë vënë re se Jackie duket shumë më i vjetër dhe kanë ngritur shqetësime lidhue me shëndetin e tij.
Si përgjigje, Jackie hyri në Instagram të hënën për të përkujtuar ditëlindjen e tij të 70-të dhe për të siguruar fansat se gjithçka është në rregull.
Ai postoi disa fotografi të realizuara në sete filmash gjatë viteve.
“Jo shumë kohë më parë, shumë miq panë disa foto të fundit të mia në internet dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin tim. Dua të përfitoj nga ky rast për t’i njoftuar të gjithë, mos u shqetësoni! Është thjesht një paraqitje e personazheve për filmin tim të fundit. Personazhi kërkon që unë të kem flokë të bardhë, mjekër të bardhë dhe të dukem i vjetër”, ka shkruar ai.