Jada Pinkett Smith nuk deshi kurrë të martohej
26 tetor 2018
| 10:59
Jada Pinkett Smith ka folur rreth ditës së saj të dasmës. Gjatë një episodi të ri aktorja 47-vjeçare zbuloi se ndihej nën presion kur u martua me Will Smithin gjatë vitit 1997 për shkak se ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e parë, Jaden.
“Isha nën presion që isha një aktore e re. Të jesh e re, shtatzënë. Unë nuk dija çfarë të bëja, por e dija që kurrë nuk doja të martohesha”, ka thënë ajo, duke shtuar se: “Isha shumë e mërzitur që duhej të kisha një martesë. Unë isha e inatosur, shkova duke qarë poshtë”, ka deklaruar aktorja.