Jahir Morina i AAK-së: Do të mundohem t’ua kthej besimin investimeve në Kosovë
Njëri ndër biznesmenët e suksesshëm dhe anëtari i AAK-së, Jahir Morina – Gipa, i ka hyrë garës për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.
Morina përpos në fushën e biznesit është aktiv edhe në jetën politike, ku në zgjedhjet e fundit për Kuvendin Komunal të Prishtinë ka dalë njëri ndër kandidatët më të votuar nga radhët e AAK-së.
Jahir Morina – Gipa, në listën AAK-PSD për deputet të Kuvendit të Kosovës garon me numrin 94.
https://www.facebook.com/jahirmorinagipaofficial/videos/385511865473483/?t=38
Postimi i plotë i Morinës:
Familjar, miq, bashkëpunëtor dhe bashkëpartiak,
Më lejoni t’ju informoj zyrtarisht se unë do të jem pjesë e listës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 6 tetor dhe do të mbaj numrin 94.
Unë kësaj radhe kërkoj mbështetjen tuaj e që asnjëherë nuk më ka munguar duke iu siguruar se do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës .
100%: Guxim
100%: Dije
100%: Përkushtim
100%: SHTET
Na priftë e mbara!
Jahir Morina – Gipa #94