Jahja Kokaj ‘detyron’ deputetët të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Ferid Muradit
14 shtator 2023
| 11:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i ka “detyruar” deputetët që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të mjekut me prejardhje shqiptare, Ferid Muradi, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë.
Në fjalën e tij, ai e ka kujtuar mjekun me ç’rast e ka quajtur “vëllai ynë”.
“Desha të marr një minutë për kujtuar rastin e vdekjes. Vdekja është diçka e frikshme, por kur flasim vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad, është një kënaqësi e veçantë, me të cilin mburremi ne dhe tërë bota”, ka thënë ai.
Pas kësaj, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Muradit.