Jahjaga bëhet pjesë e instilacionit ‘Rimarrje’
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është bërë pjesë e instalacionit ‘Rimarrje’ të krijuar nga artistja Lauren Peace.
Ajo ka thënë se ‘Rimarrje’ është një seri interaktive portretesh, që feston forcën, këmbënguljen dhe kontributin e grave nga gjenerata dhe etni të ndryshme, duke punuar në sektorë të ndryshëm për drejtësi, barazi dhe për të vërtetën.
“Kënaqësi të jem pjesë e instalacionit ‘Rimarrje’ të krijuar nga artistja Lauren Peace. ‘Rimarrje’ është një seri interaktive portretesh, që feston forcën, këmbënguljen dhe kontributin e grave nga gjenerata dhe etni të ndryshme, duke punuar në sektorë të ndryshëm për drejtësi, barazi dhe për të vërtetën. Për shekuj me radhë kontributi i grave është mbuluar nga pluhuri i historisë dhe bëmat e tyre kanë kaluar në harresë. Është koha që ta ndërpresim këtë cikël mizor dhe të fillojmë një etapë të re. Një etapë e cila trajton gruan dhe burrin njëjtë dhe u ofron atyre mundësi të barabarta”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/