Jahjaga: Drejtësia ka dështuar t’i mbrojë viktimat e dhunës në familje
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se është e zhgënjyer me mosveprimin e institucioneve në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
“Kur flitet për dhunën në familje, ndjej irritim dhe zhgënjim në të njëjtën kohë”, ka deklaruar ajo në konferencën “Drejtësi për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje”, në kuadër të festivalit, “FemArt” që po mbahet në Bibliotekën Kombëtare.
Ajo ka thënë se drejtësia ka dështuar t’i mbrojë viktimat e dhunës në familje.
“Vetëm vitin e shkuar janë raportuar mbi 1000 raste të dhunës në familje, gjysma e të cilave kanë qenë të raportuara nga gratë. Kemi dështuar të grumbullojmë prova të nevojshme për këto viktima të dhunës. Sistemi i drejtësisë dështoi t’i mbrojë këto gra”, është shprehur Jahjaga.
/Epoka e re/