Jahjaga e bën edhe këtë ndryshim në dukje

11 nëntor 2020 | 15:51

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shfaqur sot ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Ndonëse Jahjaga ka njoftuar për pjesëmarrjen e saj në kuadër të projektit “SAGE-Supporting Advancement for Gender Equality”, të iniciuar nga NDI-ja në Nigeri, ku është diskutuar në lidhje me ngritjen e pjesëmarrjes politike të grave në këtë vend, komentuesit në rrjetin social “Facebook” kanë vërejtur një ndryshim në dukjen e saj.

Nuk dihet se kush është përkujdesur për “look”-un e Jahjagës, megjithatë ajo duket për mrekulli.

Ish-presidentja jo rrallë herë komentohet për dukjen e saj, në fotografitë më poshtë mund të shihni ndryshimin e saj ndër vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori…