Jahjaga: Jemi me fat që të kemi, sekretare Albright

12 nëntor 2019 | 08:48

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Në një koment dhe fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, Jahjaga ka falënderuar ish-sekretaren për pjesëmarrjen në festimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Shumë e nderuar me mikëpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe një herë që ishte pjesë e festimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje dhe që kudo që shkon flet për mikpritjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Jahjaga. Karshi fotografisë me sekretaren Albright, Jahjaga ka shkruar: “Jemi me fat që të kemi, sekretare Albright”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ridvan Dibra Burri zbret nga shtrati në majë të gishtave…