Jahjaga kërkon mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së për paqe të qëndrueshme në rajon
Në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në epokën e tranzicionit euroatlantik” që u mbajt në Tiranë u diskutua rreth sfidave kryesore të sigurisë në Ballkan.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mori pjesë në këtë konferencë ka bërë me dije se në veçanti u diskutua për sfidat e sigurisë në kuadër të përpjekjeve dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.
Ajo ka theksuar nevojën për mbështetje të vazhdueshme të aleatëve tanë euroatlantik, të BE-së dhe ShBA-ve, me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme në rajon dhe implementimit të reformave që na sjellin më afër partnerëve tanë euroatlantikë.
Kjo konferencë u organizua nga Qendra Evropian për Studime të Sigurisë George Marshall, Ambasada Amerikane në Shqipëri, dhe Shoqata George Marshall në Shqipëri.
/Epoka e re/