Jahjaga kërkon nga institucionet të investojnë më shumë në të ardhmen e fëmijëve
Institucionet e Kosovës duhet të investojnë më shumë në të ardhmen e fëmijëve, pasi zhvillimi i një vendi dhe shoqërie është në dorën e tyre.
Kështu ka deklaruar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën e organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ajo ka thënë se sfidat me të cilat përballen fëmijët në Kosovë janë të mëdha.
“Shënimi i kësaj dite duhet të na rikujtojë se të gjithë ne si individ shoqëri institucione se e kemi për obligim të angazhohemi ndaj mirëqenies së fëmijëve tanë. Fëmijët konsiderohen shtylla e ndërtimit të një shteti dhe shoqërie të fortë. Zhvillimi i vendit është pikërisht në dorën e tyre prandaj çdo investim që bëhet në ta sot është investim në shoqëri të qëndrueshme”, është shprehur Jahjaga.