Jahjaga kërkon përkrahjen e Australisë për njohje të reja
Në kuadër të pjesëmarjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop.
Gjatë këtij takimi, Jahjaga ka falënderuar ministren Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Në veçanti, ish-presidentja Jahjaga ka kërkusr përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.
Ministrja Bishop ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Australisë, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
/Epoka e re/