Jahjaga kërkon thellim të partneritetit me Gjermaninë
04 maj 2018
| 12:41
Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në 10-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë ka kërkuar që të thellohet edhe me tutje partneriteti me shtetin gjerman.
“Sot në dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë fola për aleancën, partneritetin dhe miqësinë e palëkundur në mes të dy vendeve tona, si dhe për nevojën që ky partneritet të thellohet edhe me tutje në fusha si edukimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.