Jahjaga me agjendë të veten në Nju Jork, takon ish-bashkëpunëtorin kryesor të Merkelit
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar në Nju Jork me ambasadorin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen.
Në takimin e mbajtur në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Jahjaga ka thënë se u bisedua për raportet në mes dy vendeve.
“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesin permanent të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, ambasadorin Christoph Heusgen. Me ambasadorin Heusgen diskutuam për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, me ç’rast e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket zhvillimeve pozitive në vendin tonë’, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në “Facebook”.
Në Nju Jork po qëndrojnë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.
Që të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale po flasim për takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme.