Jahjaga njofton për hapjen e një kompanie të pastrimit
25 mars 2022
| 16:10
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar për hapjen e një kompanie të pastrimit të përkrahur nga Fondacioni Jahjaga dhe UNMIK-u.
Sipas Jahjagës ky është një biznes i ri që ofron shërbime profesionale të pastrimit.
“Sot u inagurua kompania e pastrimit Elava. Elava është nismë e disa grave minoritare në Klinë e përkrahur nga Fondacioni Jahjaga përmes UNMIK-ut. Është një biznes i ri që ofron shërbime profesionale të pastrimit nga një grup i grave të përkushtuara në punën e tyre. Të gjithë të interesuarit për shërbime profesionale të pastrimit në Klinë mund të kontaktojnë ekipin e Elavës në 044 918 044”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.