Jahjaga: Përgjithmonë i jemi mirënjohës diasporës
08 korrik 2019
| 13:25
Me iniciativën e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, ish-presidentja Atifete Jahjaga është takuar me gra nga Kosova që vijnë nga fushat e ndërmarrësisë, politikës, shkencës dhe artit, të cilat kanë korrur sukses në Zvicër, por në të njëjtën kohë kanë dhënë kontributin e tyre në Kosovë.
“Diaspora jonë në mënyra të ndryshme kontribuon në Kosovë duke filluar nga ekonomia e deri tek ruajtja e vlerave kulturore e historike të popullit tonë. U jemi përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.