Jahjaga, pjesë e rrjetit të ri të lidershipit të grave të OKB-së

30 shtator 2024 | 12:48

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është bërë pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.

Ajo është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e platformës e cila sipas saj bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.

“E lumtur të jem pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së, një platformë e fuqishme që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara kauzën tonë të përbashkët, atë të barazisë gjinore në pozita udhëheqëse. Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Jahjaga në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli fitoi dhe mori vendin e parë në Seria A.…