Jahjaga: Roli i gruas në shoqëri është përmirësuar

20 dhjetor 2018 | 11:39

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se roli i gruas në shoqëri është përmirësuar falë grave të guximshme.

Në tryezën “Promovimi i grave në ndërmarrësi dhe vendimmarrje” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo ka deklaruar se fuqizimi i grave në ekonomi ndikon në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit.

“Çështja e fuqizimit të grave në shoqëri po bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm. Ndikimi i tyre është i rëndësishëm në stabilitetin e vendit. Grave për një kohë të gjatë u janë mohuar shumë të drejta, të drejta që të kenë një jetë dinjitoze. Fatmirësisht jemi dëshmitarë të disa ndryshimeve pozitive, të përmirësimit të rolit të gruas në familje”, ka thënë Jahjaga, duke shtuat se progresi nuk ka ndodhur vetvetiu.
“Jemi dëshmitarë të përmirësimit të rolit të gruas në familje në shoqëri, ky progres që e shohim sot nuk ka ndodhur vetvetiu por falë luftës së vazhdueshme të shoqërisë sonë. Ka ndodhur falë grave të guximshme qe kanë thyer stereotipat gjinore”, është shprehur Jahjaga.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi Për zhvillimet e mbledhjes së 17 dhjetorit…