Jahjaga takohet me presidentin e Irlandës, flasin për thëllimin e bashkëpunimit Kosovë-Irlandë
Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar të premten me presidentin e Irlandës, Michael D. Higgins, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ajo ka theksuar se ka pasur një takim të përzemërt në Dublin me presidentin e Irlandës, Michael D. Higgins. “Në takim diskutuam mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona me theks të veçantë tek procesi i integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Po ashtu folëm për rëndësinë e pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si parakusht për një të ardhme paqësore të rajonit brenda Unionit Evropian”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka shtuar se Irlanda është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.