![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/jahjaga-3.jpg)
Jahjaga takoi ambasadoren Barisic, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci
25 tetor 2019
| 13:37
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, me të cilën ka biseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Kisha nderin që sot të mirëpres në takim mirëseardhës ambasadoren kroate znj. Danijela Barisic, me ç’rast i urova ambasadores mision të suksesshëm e të mbarë në Kosovë. Gjatë takimit biseduam për mënyra bashkëpunimi mes dy shteteve në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/