Jahjaga takon Albrightin, e falënderon për mbështetjen amerikane
30 janar 2019
| 16:43
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. Me sekretaren Albright diskutuam edhe për programin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë duke riafirmuar kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s si faktor për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/