Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll, bisedojnë për Kosovën

12 maj 2024 | 13:23

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke qëndruar në Spanjë.

Ajo atje është takuar me ish-kryeministrin e Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero.

Jahjaga ka bërë me dije se me Zapateron me të ka biseduar për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit dhe integrimet euroatlantike.

“Gjatë qëndrimit në Madrid, u takova me ish-kryeministrin e Spanjës, Sh.T Jose Luis Rodriguez Zapatero. Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosdoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat euroatlantike. Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona. Kryeministrin e falënderova për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFOR-it në Kosovë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, ka shkruar Jahjaga në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Disa thanë se unë nuk duhet vija për vizitë te…