Jahjaga takon kryediplomatin e Arabisë Saudite: Kërkova mbështetje për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

14 shkurt 2025 | 11:52

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir.

Ajo ka bërë me dije se me kryediplomatin arab ka biseduar për forcimin e marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se nga kryediplomati araba ka kërkuar mbështetjen për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

“Në Mynih takova Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir, me të cilin biseduam për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kërkova në mënyrë të veçantë mbështetjen e Arabisë Saudite për të forcuar më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përkrahjen në njohje të reja, anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe tërheqje të investimeve nga Arabia Saudite”, ka shkruar Jahjaga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka zgjedhur të izolojë kryetarin…