Jahjaga: Votoni sot për kryetarin të cilit dëshironi t’ia besoni mandatin për të qeverisur

14 nëntor 2021 | 11:35

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka hedhur votën e saj për zgjedhjet lokale.

Ajo pasi ka votuar, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Unë hodha votën time në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë dhe ju inkurajoj të gjithëve që të shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe të bëheni akterë aktivë të demokracisë lokale. Nëse kthehemi prapa në histori dhe shikojmë kronologjinë e ndërtimit të demokracisë sonë, vërejmë se kurrë s’ka qenë më lehtë për të votuar. Vendoseni letërnjoftimin në xhep, maskën në fytyrë dhe nisuni drejt qendrës së votimit. Votoni sot për kryetarin të cilit dëshironi t’ia besoni mandatin për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme. Dil voto!”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve…