Jahti 7 milionë dollarë i ish-bashkëshortit të Jennifer Lopezit shpërthen në flakë
20 dhjetor 2019
| 11:13
Jahti luksoz i fituesit të çmimeve “Grammy”, Marc Anthony, është përfshirë nga flakët në Miami. Fotografitë e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si zjarri ka përfshirë jahtin luksoz prej shtatë milionë dollarësh, duke e djegur atë menjëherë.
Ndërkohë tymi i errët ka përfshirë të gjithë zonën, teksa forcat zjarrfikëse shihen teksa përpiqen t’i shuajnë flakët. “Daily Mail” shkruan se zjarri ishte nën kontroll brenda dy orësh dhe se deri tani nuk ka raportime për njerëz të lënduar.
Gjithashtu, mësohet se ish-bashkëshorti i Jennifer Lopezit nuk ishte në bord kur ka shpërthyer zjarri.