Jahti i mikut të Putin mbetet pa karburant në Norvegji, askush s’pranon ta furnizojë
20 mars 2022
| 08:26
“Nuk ju furnizojmë”, kështu u tha kapitenit të një mega jahti në pronësi të një oligarku rus kur tentoi të furnizohej me karburant në një port norvegjez.
Vendasit vazhdimisht refuzuan t’ia shisnin karburantin e tyre oligarkut rus i cili ka në pronësi Jahtin Ragnar 68 metra.
Kapiteni i tij, Rob Lankester, raporton “Guardian”, thotë se ai është një ish-marins mbretëror britanik dhe ka akuzuar autoritetet norvegjeze për diskriminim, duke thënë se pronari i jahtit nuk është në listën e sanksioneve dhe se as ai dhe ekuipazhi i tij prej 15 personash nuk janë rusë.