Jahti u përplas me shkëmbinjtë, turisti hidhet në det për të shpëtuar, vdes nga ataku në zemër
02 gusht 2022
| 10:26
Një turist britanik ka humbur jetën si pasojë e atakut në zemër, pasi u hodh në det nga jahti jaht luksoz, kur u përplas në shkëmbinjtë në brigjet e Italisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
63-vjeçari ishte hipur në jahtin 70 metra të gjatë “Amore” rreth orës 20:40 të së dielës pranë ishujve Il Nibani, Sardenjë, kur ndodhi aksidenti.
Kapiteni i anijes mendohet se po përpiqej të shmangte një anije tjetër kur u përplas në shkëmbinjtë, duke plagosur gjashtë persona në bord, dy prej tyre rëndë.
Në këto momente turisti britanik mësohet se është hedhur në det. Për pasojë ai ka pësuar atak në zemër, çka i ka sjelle vdekjen.