Jakaj e mposht argjentinasin, Karalitzky
05 gusht 2023
| 23:12
Ka përfunduar edhe meçi i katërt i natës së sotme të madhe të boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në meçin e katërt u përballen boksieri me prejardhje nga Kosova, Bernardin Jakaj dhe ai nga Argjentina, Markos Karalitzky.
Me vendim unanim të gjyqtarëve, Jakaj e fitoi meçin ndaj Karalitzkyt, dhe mbetet i pamposhtur në karrierën e tij.
“Fitoren ia dedikoj atij lartë” tha Jakaj. /KosovaPress/