Jakup Krasniqi: A është Kosova Republikë parlamentare, mbretërore apo islamike

02 maj 2020 | 11:41

Jakup Krasniqi: A është Kosova Republikë parlamentare, islamike apo mbretëri

Ish-Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ka pyetur se për çfarë kanë garuar në zgjedhjet e fundit kandidatët për Kryeministër. Ka dhënë një përgjigje nëse kjo garë është bërë për Republikë, Parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë.

Këto komente Krasniqi i ka bërë pas pezullimit që ia bëri Gjykata Kushtetuese dekretit të Presidentit për Shefin e ri të Qeverisë.

“Vrapuesit për Kryeministër, Kryetarët e partiçkave politike, a e kanë idenë se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lartë në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!”, ka shkruar Krasniiq, në një reagim në FB.

Zyrtari i NSMA’s është marrë pak edhe me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se është i interesuar të di nëse i dinë kompetencat e tyre.

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se: çfarë Republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre Kushtetuese?!”.

Postimi i plotë:

Jam goxha kureshtar?!

Jam shumë kureshtar që ta dijë se:

1. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se: çfarë Republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre Kushtetuese?!
2. Po, për “ekspertët” e shkencave juridike, që na i qorruan sytë e shurdhuan veshët, a dinë ata që të na thonë: çfarë Republike është Kosova, sipas mendjeve të tyre të “ndritura”?!!!! Kuptohet po mendojë për ekspertet që nuk dinë gjithçka.
3. Vrapuesit për Kryeministër, Kryetarët e partiçkave politike, a e kanë idenë se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lartë në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!

Për të tjerët që janë partizanë të këtij apo atij kryetari partie, e që nuk kanë nevojë të mendojnë me kokat e tyre se kryetari mendon për ta, as që ia vlen që të pyesësh?!!!

Kur t’i dija përgjigjët, mbase do ta thosha ndonjë fjalë, por në ambientin tonë me veshët e mbyllur me dyllë, mbase edhe nuk ia vlen. Ku ta dish?! Thonë “heshtja është Ari e të folesh argjend”?!!! Populli e ka thënë edhe një gjë, fortë të mençur: “Fjala e drejt vret më shumë se plumbi”. Vërtete fjala e drejtë krijon armiq, por ajo duhet të thuhet, se armiqtë e “duan” shumë nënshtrimin, si kryetarët e partive te mëdha tek Ne!

Edhe një gjë po me vije keq: Pse disa luftëtarë të mëdhenj të parimësisë politike i kanë “shti veshët në lesh”?! Apo, mbase, po dëshirojnë të mbesin Ari?!!!

P. S.
Harta flet shumë për dje e për sot?!

https://www.facebook.com/search/top/?q=jakup%20krasniqi&epa=SEARCH_BOX

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pyetur se…