Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, dy ditë pasi i vdiq vëllau
07 tetor 2024
| 16:52
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në Kosovë dy ditë pasi vëllai i tij, Azem Krasniqi ka ndërruar jetë.
Kështu kanë bërë me dije burime të “IndeksOnline”.
Forca të shumta policore dhe EULEX-i e kanë përcjell para pak minutash në vendlindjen e tij në Negroc.
Kujtojmë se, Jakup Krasniqi, po mbahet ende në paraburgim në Hagë nga Dhomat e Specializuara.