Jakup Krasniqi arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie
10 tetor 2024
| 12:13
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai është dërguar direkt nga aeroporti te varri i vëllait të tij, Azemit ndërsa po ruhet nga pjesëtarët e EULEX-it të asistuar edhe nga Policia e Kosovës.
Mbrojtja e Krasniqit bëri kërkesë që ai të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së vëllait të tij të vogël. Krasniqi pritet të qëndrojë në Kosovë dy ditë