Jakup Krasniqi del pozitiv në testin për Covid-19

23 korrik 2020 | 11:02

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi për “Epxress”.

E përveç Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) për nder të ditëlindjes së legjendës së…