Jakup Krasniqi i shkruan letër nga Haga bashkëshortes së tij

15 maj 2021 | 15:05

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit sot feston ditëlindjen, derisa vajza e tyre, Gresa, ka publikuar letrën që ish-kryeparlamentari Krasniqi e ka dërguar nga Haga.

Gresa Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka publikuar urimin që ish-pjesëtari i UÇK-së e ka shkruar për bashkëshorten e tij.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy!”/ Jakup Krasniqi 15 maj, 2021″.

Urimi i plotë i Jakup Krasniqit për bashkëshorten:

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje.

Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.

Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy!”

Jakup Krasniqi 15 Maj, 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka fituar Kupën e Kosovës në…