Jakup Krasniqi niset për në Hagë
23 korrik 2019
| 10:13
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh ish zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ka udhëtuar për në Hagë.
Ky udhëtim i Jakup Krasniqit për në Hagë, po ndodhë, pas ftesës që i është bërë ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, shefi i grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.