Jakup Krasniqi: Nisma po zhvillohet dhe fuqizohet nga viti në vit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për 5-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik.
Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se para pesë viteve, kur vendosen për ta themeluar Nismën për Kosovën, ishin të bindur se Kosovës dhe qytetarëve të saj i duhej një parti qytetare e orientimit të majtë.
“Një parti që sjellë një frymë të re solidariteti për njeriun tonë. Pas pesë viteve vazhdojmë të jemi të bindur se Kosovës, qytetarëve tanë ju duhet një parti e fuqishme socialdemokrate”, ka shkruar Krasniqi, raporton “Epoka e re”.
Krasniqi ka theksuar se socialdemokratët e Nismës po e sjellin një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi në vend.
“Kjo frymë njerëzore e komunikimit edhe me kundërshtarët politik, ka bërë që Nisma të zhvillohet e të fuqizohet nga viti në vit”, ka shkruar Krasniqi.
Shkrimi i plotë i Krasniqit:
PESË VJET ME NISMËN SOSIALDEMOKRATE
Të nderuara struktura drejtuese të NISMËS Socialdemokrate,
Anëtarë të respektuar,
I nderuari Kryetar e Zëvendëskryeministër Limaj,
Deputet e ministra,
Sekretar i Përgjithshëm Sherifi,
Kryetare e Gruas se NISMËS Socialdemokrate,
Kryetar i rinisë Socialdemokrate,
Urime e suksese për ketë përvjetor e suksese për përvjetorët tjerë e në punët që na presin!
Para pesë viteve, kur vendosem ta formonim NISMËN për Kosovën, ishim të bindur se Kosovës dhe qytetarëve të saj i duhej një parti qytetare e orientimit të majtë, një parti që sjellë një frymë të re solidariteti për njeriun tonë. Pas pesë viteve vazhdojmë të jemi të bindur se Kosovës, qytetarëve tanë ju duhet një parti e fuqishme socialdemokrate.
Politikat që PO i zbatojmë në Qeverinë e koalicionit të Kosovës, në ministritë e drejtuara nga NISMA Socialdemokrate, janë politika sociale e solidare, janë politika që nxisin e mbrojnë prodhimin vendor dhe arsim cilësor, dijet shkencore e profesionale.
Socialdemokratet e NISMËS PO E SJELLIN një frymë e re komunikimi e bashkëpunimi në praktikën tonë përgjithësisht e qeverisësen e vendit veçanërisht. Kjo frymë njerëzore e komunikimit edhe me kundërshtarët politik, ka bërë që NISMA të zhvillohet e të fuqizohet nga viti në vit.
Në këto politika të ndjekura në qeverisje duhet t’i falënderojmë dhe t’i inkurajojmë: Zëvendëskryeministrin, Kryetarin e NISMËS, Kryetarin e GP dhe të gjithë deputetët e ministrat tanë.
Pa dyshim që meritat Ju shkojnë të gjithë qytetarëve që gjatë këtyre viteve i mbështeten politikat e NISMËS Socialdemokrate, të gjithë strukturave të organizuara të NISMËS dhe të çdo anëtari e simpatizanti të saj.
URIME E SUKSESE SOCIALDEMOKRAT TË KOSOVËS!